Kryeministri Kyriakos Mitsotakis shtroi një darkë për nder të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me rastin e pjesëmarrjes së tij në konferencën e Economist.

Sipas burimeve të qeverisë, gjatë darkës të dy udhëheqësit diskutuan për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë «të cilën Greqia e ka mbështetur gjithmonë, gjithmonë duke respektuar kushtet konkrete që Këshilli Evropian ka vendosur».

Të dy kryeministrat shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin në kuadrin e NATO-s dhe folën në veçanti për Minoritetin Kombëtar grek në Shqipëri, i cili «duhet të jetë ura e miqësisë dhe bashkëpunimit midis të dy popujve».

Në fund të dy udhëheqësit ranë dakord për të punuar së bashku, në mënyrë që së shpejti të dy vendet të zgjidhin çështjet që kanë mbetur pezull nga e kaluara.