Përforcimi i bashkëpunimit të mbrojtjes midis Greqisë dhe Gjermanisë në nivel bilateral dhe në nivelin e BE-së dhe NATO-s, zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale si dhe programet për forcimin e efektivitetit të mbrojtjes evropiane, ishin në qendër të takimit të ministrit të Mbrojtjes, Evángelos Apostoláki me homologen e tij gjermane, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet për një vizitë në Greqi.

Ministrja gjermane Ursula von der Leyen theksoi rolin kritik, që luan Greqia si në trajtimin e problemit të refugjatëve dhe në sigurinë e stabilitetin e rajonit dhe theksoi se Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje e vërtetë evropiane, bazuar në vlerat e Evropës.

Nga ana e tij, ministri grek i Mbrojtjes Evángelos Apostoláki, tha se Greqia, pavarësisht faktit se ka një fqinj të vështirë, bën përpjekje për uljen e tensionit me diplomacinë e mbrojtjes dhe theksoi se vendi ynë do të mbështesë reformën e forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut, gjatë procesit të pranimit të vendit fqinj në NATO.