Në kuadrin e Samitit të Lartë që zhvillohet përmes një telekonference, të nëntë udhëheqësit europianë midis tyre dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, flasin për «kërcënim të paparë që kërkon masa të jashtëzakonshme», për kufizimin e përhapjes së covid-19.

Të 9 udhëheqësit europianë në letrën drejtuar Komisionit propozojnë lëshimin e një Euro-obligacioni, për të evituar pasojat negative në ekonomi. Kërkojnë forcimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe u bëjnë thirrje qeverive të koordinohen për të parandaluar rrezikun e rihyrjes së virusit, të ruhen vendet e punës, të sigurohet tregtia dhe prodhimi i pajisjeve kryesore mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse.

Në letrën e tyre, presidenti i Francës dhe kryeministrat e Greqisë, Belgjikës, Irlandës, Italisë, Spanjës, Luksemburgut, Portugalisë dhe Sllovenisë i bëjnë thirrje Bashkimit të eksplorojë mjetet e nevojshme, në mënyrë që të sigurohen fonde të konsiderueshme për trajtimin e krizës shëndetësore.