Kryeministri Kyriakos Mitsotakis kishte një telekonferencë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në orën 10:00 në mëngjes.

Komunikimi i tyre bëhet në kuadrin e përgatitjes së Samitit të Lartë të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, që do të zhvillohet në Bruksel më 17 dhe 18 Korrik, për arritjen e një marrëveshje për buxhetin evropian dhe Fondin e Rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro.