Bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit dhe koordinimi i veprimeve të tyre në të ardhmen në prag të heqjes graduale të masave kufizuese që u vendosën për shkak të pandemisë, është në qendër të axhendës së telekonferencës që do të ketë sot ministri i Jashtëm Nikos Dendias me homologët e tij të shteteve-anëtare të BE-së të rajonit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë telekonferencës, e cila zhvillohet me iniciativën e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të kërkohen mënyra për trajtimin dhe minimizimin e pasojave të këtyre masave, nëpërmjet dhe mbështetjes financiare të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe të përcaktohen hapat e ardhshëm për heqjen e kufizimeve të udhëtimit dhe rifillimin e turizmit, kurdoherë me sigurimin e shëndetit publik.

Në telekonferencë do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Greqisë, Italisë, Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Ballkanit Perëndimor si dhe Komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së.