Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Richter u shënua sot në orën 05:36 në mëngjes (17 Shkurt), 11 km në lindje-juglindje të Nafpaktos me një thellësi fokale prej 6 km, sipas Institutit Gjeodinamik.

Drejtori i Studimeve Gjeodinamike Gerasimos Chouliaras tha në televizionin publik ERT, se tërmeti ishte sipërfaqësor, duke venë në dukje se për sizmologët është e njohur kjo zonë, pasi janë regjistruar tërmete me magnitudë më të vogël në dy muajt e fundit dhe tërmeti i sotëm me 5 Rihter është më i madhi.

Tërmeti u bë veçanërisht i ndjeshëm në rajon, ndërkohë që janë regjistruar lëkundje sizmike deri në 4,1 ballë të shkallës Rihter,me epiqendër 13 km në lindje të Nafpaktos.