Një tërmet i fortë me magnitudë 5,2 ballë i shkallës Richter tronditi ishullin e Kretës në orën 07:39 në mëngjes.

Epiqendra e tij ishte 312 km në juglindje të Irakleíos me një thellësi fokale 170 kilometra.

Lëkundja sizmike u bë e ndjeshme në të gjithë ishullin e Kretës, por dhe në rajone të tjera të Greqisë jugore. Deri në këtë moment nuk ka raportime për dëme.