Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë i shkallës Richter u shënua të Dielën në orën 20:43 dhe epiqendra e tij ishte 29 km në verilindje të Rodos, në një thellësi fokale prej 50 km.

Tërmeti u ndje veçanërisht në qytetin e Rodos, por edhe në zonat e bregdetit turk. Deri në këtë moment nuk janë raportuar dëme.

Sizmologët konsiderojnë se nuk ka arsye për shqetësim nga vazhdimi i lëkundjeve sizmike, më e madhja me magnitudë 4,7 ballë i shkallës Richter, që u shënua në orën 07:06 në mëngjesin e të Dielës, 29 km në perëndim të Rodos dhe në një thellësi fokale prej 70 km.