Një tërmet i fortë me magnitudë 6,1 ballë i shkallës Richter u regjistrua në orën 09:23 në mëngjes, në zonën detare midis Kretës dhe Antikythíron.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit lokalizohet në zonën detare 20 km në jug të ishullit Antikythíron. Tërmeti u ndje veçanërisht dhe në Atticë.

Siç tha profesori i sizmologjisë, Efthýmios Lékkas thellësia e tij ishte mjaft e madhe, një fakt që do të thotë se ka mundësi të mos ketë vazhdim të lëkundjeve sizmike pas tërmetit.
Gjithashtu shpjegoi se tërmeti nuk ka asnjë lidhje me tërmetin e djeshëm që goditi Shqipërinë. Ndërkohë në gatishmëri është Shërbimi Zjarrfikës në Kretë.