Një valë e re e motit të keq do të godasë vendin nga sot, me temperatura të ulëta, stuhi sporadike dhe reshje bore lokalisht të dendura në rajonet jugore detare e bregdetare.

Vala e re e motit të keq e quajtur «Tilémachos» pritet të sjellë sot në të gjithë vendin temperatura shumë të ulta deri në -16°C, dëborë, stuhi dhe erë të fortë.

Mjaft fshatra në Evrytanía, Thessalí dhe Maqedoninë Qendrore janë të bllokuara nga dëbora.

Reshje dëbore lokalisht të dendura do të bien nga mesdita në Chalkidikí, Sporádes, Évvoia, Greqinë qendrore, Attikë si dhe në zonat malore dhe kodrinore të Peloponezit lindor dhe qendror. Ndërkohë, dëborë pritet të bjerë dhe në qendër të Athinës.