Qindra mijëra janë të dhënat për kulturën dhe historinë greke, që tashmë janë në dispozicion në portalin SearchCulture.gr të Qendrës Kombëtare të Dokumentacionit, e cila pasurohet vazhdimisht me koleksione dhe funksionime të reja.

Qëllimi i SearchCulture.gr është të grumbullojë në një pikë të vetme, të gjithë pasurinë dixhitale kulturore Greke, që prodhohet me fondet publike, ruajtjen e saj të sigurt dhe shpërndarjen falas të kësaj pasurie publike për qytetarët e saj, studiuesit dhe komunitetin arsimor.

Qendra Kombëtare e Dokumentacionit (EKT) përmes SearchCulture.gr grumbullon përmbajtjen kulturore kombëtare, duke siguruar qasje të vazhdueshme në të dhe pasuron bibliotekën dixhitale Evropiane «Europeana», duke kontribuar kështu edhe më shumë në rritjen e disponueshmërisë, ripërdorimit dhe promovimit ndërkombëtar të përmbajtjes dixhitale greke.

Gjithashtu, institucionet që kanë përmbajtjen e tyre në portalin SearchCulture.gr, në të njëjtën kohë mund të sigurojnë ruajtjen afatgjatë të saj, duke përdorur shërbimin e Mbrojtjes së sigurtë të Përmbajtjes Dixhitale të Qendrës Kombëtare të Dokumentacionit (EKT).