Kryeministri Aleksis Tsipras gjatë fjalimit të tij në aktivitetin e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve me temë «Prosperiteti për të gjithë në një Evropë të qëndrueshme», që u zhvillua në Athinë, theksoi se Europa ka nevojë për shumë ndryshime progresive dhe reforma, në mënyrë që të garantojë popujt e saj për një perspektivë më të mirë.

Z.Tsipras theksoi gjithashtu nevojën, që të gjitha forcat progresive të bashkojnë forcat e tyre. Në të ardhmen nevoiten aleancat dhe është e nevojshme të hapet dialogu, vuri në dukje kreu i qeverisë.

Ai përsëriti se SYRIZA nuk dëshiron të ndryshojë Lëvizjen për Ndryshim, por për të bindur «se duhet të ndryshojnë strategjinë».

Europa nuk duhet të lejojë kurrë më një politikë ndëshkuese përtej kontrollit demokratik, siç është Trojka, tha kreu i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Europian, Udo Bullmann.

Ndërkohë, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim (KINAL) Fófi Gennimatá, duke komentuar fjalimin e kryeministrit, tha se z.Tsipras duhet të bëjë një takim në votime me popullin grek, i cili i ka kthyer shpinën.