Dy anije dhe një nëndetëse të Marinës Luftarake Turke u dërguan për të monitoruar shpimin në brigjet e Qipros, në Mesdheun lindor, njoftoi shtabi i përgjithshëm turk, një zhvillim që mund të përshkallëzojë tensionin në mes të dy palëve, pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e problemit të Qipros, javën e kaluar.

Kërkimet dhe shpimet e mundshme për llogari të kompanisë franceze Total dhe kompanisë italiane Eni do të bëhen nga platforma lundruese e shpimit West Capella, e cila filloi punën të Mërkurën, për zbulimin e depozitave të gazit natyror në bregdetin e Qipros.

Ankaraja ka mesazhuar, se do të ndërmarrë masa kundër Qipros, nëse ajo fillon të shfrytëzojë vendburime nënujore të gazit natyror dhe naftës rreth ishullit.

Nga ana e tij, ministri qipriot i Energjisë, Giórgos Lakotrýpis tha se qeveria qipriote «mban një profil të ulët dhe zbaton planet e saj për hidrokarburet në Zonën Ekskluzive Ekonomike(AOZ) të Qipros».