Pas një ndërprerje prej dy muaj e gjysmë u hapën sot përsëri shkollat e mesme dhe tetëvjeçare.

Por, në zonat «e kuqe» midis tyre dhe Attika, mësimet do të vazhdojnë me programin arsimor online.

Hapja e shkollave të arsimit të mesëm shoqërohet me masa mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit të ri: përdorimi i detyrueshëm i maskës brenda dhe jashtë, përdorimi i antiseptikëve dhe ajrosje e rregullt e klasave dhe ambienteve.

Federata e Mësuesve të Arsimit të Mesëm (OLME) ka shprehur shqetësimin e saj për hapjen e shkollave të mesme dhe tetëvjeçare, duke theksuar se masat parandaluese dhe mënyra me të cilën pritet të funksionojnë strukturat shkollore, nuk janë të mjaftueshme.

OLME kërkon të bëhen menjëherë teste falas dhe masive si dhe test Covid të përsëritura në shkolla për mësuesit dhe nxënësit. Kërkon emërimin e personelit arsimor dhe përdorimin e ambienteve në mënyrë të tillë, që të ketë më pak nxënës në klasat e shkollës.