Grupi parlamentar i Demokracisë së Re (158) votoi kundër mocionit të mosbesimit që paraqititi SYRIZA-Aleanca Progresive për ministrin e Financave Christos Staikouras.

Për mocionin votuan 133 deputetë të SYRIZA-Aleanca Progresive, deputetët e Lëvizjes për Ndryshim (KINAL), të Partisë Komuniste Greke (KKE) dhe të Ellinikís Lýsis, ndërsa 9 deputetët e partisë MeRA 25 abstenuan.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalimit të tij në parlament, mbi mocionin e mosbesimit që paraqiti SYRIZA kundër ministrit të Financave Hrísto Staïkoúra, shprehu mbështetjen e tij të plotë për ministrin e tij.

Z.Mitsotakis kritikoi ashpër ish kryeministrin Aleksi Tsipra dhe SYRIZA-n, duke e akuzuar qeverinë e mëparshme, se shfuqizoi ligjin për mbrojtjen e shtëpisë së parë. Gjithashtu theksoi se SYRIZA nuk e kishte miratuar ligjin Katseli, që parashikonte mbrojtjen e shtëpisë së parë nga ankandet.

Kreu i qeverisë duke u referuar në çështjet kombëtare, tha se zgjerimi i ujërave territoriale në 12 milje është një e drejtë e pamohueshme e vendit tonë dhe theksoi se politika e jashtme aktive sjell rezultate.