Në praninë e ministrit të Arsimit Kósta Gavróglou filloi zyrtarisht funksionimi i Universitetit Mesdhetar Grek (ELMEPA) në Kretë, me seli Irákleion.

Rektori i këtij institucioni, Níkos Katsarákis tha në fjalën e tij, se Universiteti Mesdhetar Grek është strukturuar në 5 fakultete akademike dhe 17 departamente.

Universiteti Mesdhetar Grek me funksionimin e njëmbëdhjetë departamenteve të reja universitare nga Shtatori i vitit 2019 dhe themelimin e gjashtë departamenteve të tjera në vitet e ardhshme, në nivel të lartë shkencor të tilla si Inxhinieri, Bujqësi, Shëndetësi, Shkencat ekonomike, Administrim i Biznesit dhe Turizmit, Studimet muzikore dhe Edukimi fizik dhe Sporteve, shënon një faqe të re të ndritur për Arsimin e Lartë në Kretë, theksoi z.Katsarákis.