Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe zëvendës presidenti Margaritis Schoinas, me një artikull të përbashkët në APE/Agjencinë e Lajmeve të Athinës, mbështetin strategjinë e Bashkimit Evropian për negocimin në lidhje me kontratat për vaksinat.

Gjithashtu,ndër të tjera,theksojnë se përmes marrëveshjeve u paguan paratë në kompanitë farmaceutike, jo vetëm për të zhvilluar aftësitë e prodhimit në masë të vaksinave, por dhe për të prodhuar menjëherë vaksina për të gjithë evropianët. “Kemi investuar 2,9 miliardë euro dhe presim që të gjithë qytetarët evropianë të përfitojnë pa dallim nga ky investim evropian “, nënvizojnë në mënyrë karakteristike të dy udhëheqësit e Komisionit Evropian.

Evropa nuk merr pjesë në një garë shpejtësie, por në një garë sigurie dhe shpjegojnë se kompanitë tashmë kanë dorëzuar rreth 20 milion doza të vaksinave. Në muajin Shkurt vendet e BE-së do të marrin rreth 33 milion doza të tjera dhe 55 milion në Mars.Sipas vlerësimeve konservatore, në tremujorin e dytë të vitit 2021, priten të dorëzohen 300 milion doza të tjera. Në total 400 milion vaksina deri në muajin Qershor.

“Kjo pandemi është një moment i vështirë për Evropën dhe botën. Të gjithë së bashku bëjmë përpjekje dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër armikut të vetëm – dhe të përbashkët – që është virusi”, përfundon artikulli.