Ministri i Shëndetësisë Vasílis Kikílias,në konferencën e sotme për shtyp mbi zhvillimin e pandemisë COVID-19 në Greqi, tha se «që nga Janari  kemi caktuar 13 spitale  përkatëse  për trajtimin e koronavirusit dhe kemi kryer ushtrime gatishmërie në  koordinim  me Qendrën Kombëtare të Ndihmës Urgjente -EKAB»  dhe falënderoi specialistin e sëmundjesve infektive Sotíri Tsiódra për atë që ai ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë, në luftën kundër  koronavirusit.

 Siç tha ministri, vazhdon funksionimi gradual i Njësive të Terapisë Intensive – ICU të reja  dhe vuri  në  dukje  se «dy muaj më parë Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë  kishte 565 shtretër të ICU, në të cilat shtuam 80 nga sektori privat për trajtimin e gripit. Gjithashtu kemi shtuar dhe 38 shtretër nga spitalet ushtarake, si dhe të gjithë spitalin ushtarak NIMITS që do të  përdoret si një spital për  koronavirusin».

Ministri i Shëndetësisë gjithashtu theksoi se do të bëhen  të gjitha emërimet që nevojiten për  të forcuar Sistemin Kombëtar të Shëndetit.