Vazhdon moti i keq “Mídeia” në të gjithë vendin me dëborë të dendur madje dhe në qendër të Athinës.

Me vështirësi bëhet qarkullimi i automjeteve në Attikë dhe në pjesën më të madhe të rrjetit rrugor kombëtar dhe rajonal.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile rekomandon qytetarët e Attikës të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Gjithashtu për shkak të motit të keq, nuk kryhen itineraret e trenit elektrik dhe trenit rajonal proastiako nga dhe drejt aeroportit.

Trenat e Metrosë shkojnë deri në stacionin Doukissis Plakentias.

Tramvajet nuk lëvizin nga stacioni “Vouliagmeni ” deri në Syntagma, por dhe urbanët dhe trolej bus nuk kryejnë asnjë itinerar.

Në rrjetin kombëtar, ndalohet qarkullimi në rrugën kombëtare Elefsína – Thivón nga kryqëzimi i Mándras deri në Vília.

Gjithashtu ka ndërprerje të energjisë elektrike, në Agio Stéfano, Kryonéri, Néa Erythraía, Metamórfosi,Néo Irákleio, Néa Ionía, Filadélfeia, Ekáli, Maroúsi, `Anoixi, Diónyso, Drosiá, Kapandríti, Menídi, Párnitha, Avlóna, Malakása, Kálamo, Markópoulo Oropoú, Rodópoli, Stamáta, Vasiliká Salamínas dhe Skaramangá.

Në Evia, ku bora në zonat malore veriore arrin në dy metra, nga dje nuk ka energji elektrike në pjesën më të madhe në veri dhe në qendër të prefekturës dhe është ndërprerë qarkullimi në të gjithë rrjetin rrugor të rajonit.

Probleme në furnizimin me energji elektrike ka dhe në shumë fshatra malore në Hania, të Kretës.

Qarkullimi i automjeteve në rrjetin rrugor të Maqedonisë Qendrore kryhet vetëm me zinxhirë.Sot në mëngjes në të gjitha rajonet e Maqedonisë perëndimore kishte ngricë dhe në Néo Káfkaso të Flórinas temperatura ishte -23,7 °C.