Marrëdhëniet e shkëlqyera midis Athinës dhe Uashingtonit dhe dëshira e ndërsjellë për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të tilla si mbrojtja, siguria, investimet dhe energjia konfirmon vizita e sekretarit amerikan të SHBA-së Mike Pompeo në Greqi, i cili do të takohet sot me kryeministrin Kyriáko Mitsotáki në Chana të Kretës.

Shefi i diplomacisë ameriakene u takua dje në Selanik me ministrin e Jashtëm grek, Níko Déndia.

«SHBA dhe Greqia kanë pikëpamje të përbashkëta për Mesdheun Lindor dhe rikonfirmuan bindjen e tyre, se çështjet e përcaktimit të kufijve detarë duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në marrëveshje me të drejtën ndërkombëtare», theksohet në deklaratën e përbashkët të tyre.

Greqia dhe SHBA-ja përsëritën mbështetjen e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe transatlantike, duke venë në dukje përpjekjet e Greqisë për këtë qëllim.