Shumë të shpejta janë zhvillimet politike pas dorëheqjes së Panos Kamméno nga Ministria e Mbrojtjes dhe largimi i Grekëve të Pavarur nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjes për çështjen e emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Kryeministri Aleksis Tsipras pas takimit me kryetarin e Grekëve të Pavarur Páno Kamméno, që u zhvillua të Dielën, njoftoi synimin e tij për të kërkuar votëbesimi nga parlamenti.

Gjithashtu, z.Tsipras falënderoi z.Kamméno për bashkëpunimin e tyre në katër vitet e fundit dhe tha se ishte një bashkëpunim i ndershëm dhe i sinqertë, pranoi dorëheqjen e tij si ministër i Mbrojtjes dhe do të pranojë çdo dorëheqje tjetër nga anëtarë të kësaj partie.

Ndërkohë, kreu i qeverisë njoftoi se ministër i Mbrojtjes vendoset Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare, admirali Evángelos Apostolákis.

Nga ana e tij, gjatë konferencës për shtyp që dha pas takimit, kryetari i Grekëve të Pavarur, Pános Kamménos tha se «nëse japim votë besimi qeverisë, do të jetë sikur mbështetim Marrëveshjen e Prespës».

Gjithashtu, paralajmëroi se do të përjashtohen nga partia, të gjithë ata që do të shkëmbejnë votën e tyre me një post në qeveri dhe kërkoi të zhvillohet një referendum për marrëveshjen e Prespës në të njëjtën kohë me zgjedhjet për Parlamentin evropian.