Deri më 25 Tetor do të vazhdoj karantina 7-ditore për ata që vijnë në Greqi nga Shqipëria. Kalimi lejohet vetëm nga Kakavia, ndërsa të mbyllura vazhdojnë të jenë pikat kufitare në Merxhani dhe Mavromati.

Për të hyrë në vend, kërkohet një test i ri negativ i koronavirusit. Gjithashtu kanë të drejtë të hyjnë shtetasit grekë, personat që kanë leje qëndrimi, personat që banojnë në Greqi si dhe personat për udhëtime profesionale dhe mjekësore.