Kryeministri Kyriákos Mitsotákis u takua më 29 Nëntor në Romë me homologun e tij italian, Giuseppe Conte.

Gjatë takimit të tyre u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi shumë i mirë midis dy vendeve si dhe mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi në nivel politik dhe ekonomik.

Gjithashtu, u diskutua gjerësisht bashkëpunimi në fushat me interes të ndërsjellë, me theks në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe energjisë. Në të njëjtën kohë u theksua rëndësia e pozitës gjeostrategjike e të dy vendeve, e cila është gjithashtu e përshtatshme për konsorciumet e biznesit, që synojnë rajonin më të gjerë të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore, por dhe të Mesdheut.

Në këtë kontekst, të dy kryeministrat premtuan të rritin përpjekjet e tyre për krijimin e një qendre të fortë energjetike në rajonin e Mesdheut.