Trishtimi mbizotëron në Évro si dhe në shërbimin e Zjarrfikësve për vdekjen e zjarrfikësit 46-vjeçar, Ioánni Zafeirópoulou, i cili humbi jetën e tij në krye të detyrës.

Vdekja tragjike e zjarrfikësit ka shkaktuar trishtim në të gjithë vendin.

Në fshatin Apalo të Évros mbizotëronte një mot shumë i keq me reshje të forta shiu dhe nxënësit ishin bllokuar në shkollë. Zjarrfikësi Ioanni Zafiropoulo shkoi menjëherë për të shpëtuar nxënësit dhe në momentin që ndodhej jashtë makinës zjarrfikëse, u rrëmbye nga ujrat e vrullshme dhe si pasojë humbi jetën e tij.

Ceremonia e varimit do të bëhet në orën 16:00 në kishën Shën Georgíos në Néa Chilí të Aleksandrupolit.

Udhëheqja politike dhe shtetërore e vendit shpreh keqardhjen e saj për humbjen e zjarrfikësit 46-vjeçar gjatë operacionit për shpëtimin e fëmijëve.

«Shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e zjarrfikësit Ioánni Zafeirópoulo. Atdheu ynë është krenar për heronjtë e shërbimit të Zjarrfikësve. Ngushëllime të ngrohta familjes dhe të afërmve të tij», shkruan në twitter Presidentja e Republikës, Katerína Sakellaropoúlou.